Mourinho: Humbën ndeshjen, ishim më të frikësuar

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, e ka komentuar humbjen e skuadrës së tij nga rivali i përbetuar Liverpool, me rezultat 3-1.

Mou ka thënë pas ndeshjes se, ishin të frikësuar për atë e humbën ndeshjen. Portugezi ka specifikuar se atmosfera në stadiumin “Anfield”, ka ndikuar tek lojtarët e tij.

“Humbëm ndeshjen, ishim më të frikësuar. Kur jeni në një ambient si Anfield, ju nuk mund të duroni atë zhurmë që bëhet aty. Ata tifoz dhe ai stadium është i mrekullueshëm. Liverpooli, kishte raste, dhe ishte më e mirë gjatë gjithë kohës. Secilit i duhet kohë të ambientohet me një stadium si ky, lojtarët pas pjesës së parë në zhveshtore ishin në panikë, disi të trembur nga atmosfera impozante në Anfield”, ka thënë Jose Mourinho.

Porguezi është kritikuar për lënjën në rezervë lojtar si Pogba e Mata.