Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.

“Shtypja atmosferike sërish ka shënuar vlera të larta dhe bashkë me disa parametra tjerë meteorologjik do ta mbajnë këtë gjendje pothuaj stabile. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja e lehtë deri mesatare”, njofton IHMK.

Foto Policia e Shtetit

Policia e shtetit ka arritur që të identifikoj dhe të arrestoj një 48 vjeçar banues në Shkodër nën dyshimin se i njëjti kishte djegur tri vetura më 23.12.2022 në lagjen “Ndoc Mazi”.

Në pamjet që ka publikuar Policia e Shtetit shihet shtetasi F.N., deri sa me një shishe në dorë vendos lëndë djegëse nëpër veturë e më pas i vë flakën. 

Policia e Shtetit ka njoftuar se si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore është identifikuar, dhe arrestuar i dyshuari. 

Nga hetimet dyshohet se më datë 23.12.2022, rreth orës 03:20, në lagjen “Ndoc Mazi”, 48-vjeçari ka djegur me lëndë djegëse (benzinë), automjetin tip “Benz” në pronësi te shtetasit A. D., automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit K. D. dhe automjetin tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit K. L..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.