Moti- Diell- vranesira

Moti sot

“Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe vranësira të çrregullta të cilat në pjesën e dytë të ditës, nëpër disa territore shumë të kufizuara ka mundësi të sjellin reshje afatshkurta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. Temperaturat më të larta do të shënohen në Gjakovë dhe Prizren me temperatura maksimale deri në 30 gradë ndërsa më të ulëtat deri në 28 gradë në Mitrovicë dhe Podujevë.