Ilustrim

Moti në Kosovë, të shtunën dhe të dielen

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar të dhënat për motin në dy ditët e ardhshme.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19- 23 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të ketë luhatje, por duke i ruajtur vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s.