Pamje nga bregdeti shqiptar

Mot i ndryshueshëm në bregdetin shqiptar

Moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet me vranësira të dendura dhe më pas gradualisht me kthjellime.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak do të ketë reshje shiu me intensitet mesatar e lokalisht në lartësi në orët e para të ditës.

Gjatë ditës reshjet do të jenë të herë pas hershme me intensitet të ulët deri mesatar.

Prej mesditës gradualisht reshjet do të jenë në ndërprerje. Në zonën malore dhe pjesërisht kodrinore reshje bore.

Mjegull/mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim – Verilindje 1-10 m/sek, e ndërsa në bregdet erë e vrullshme dhe me rrahje përgjatë vijës bregdetare deri 28 m/sek.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër 2/9 shi diell

Kukës -1/1 bore diell

Lezhë 3/8 shi diell

Dibër -0/3 bore diell

Durrës 3/13 shi diell

Tiranë 4/10 shi diell

Elbasan 4/9 shi diell

Berat 3/12 shi diell

Vlorë 4/11 shi diell

Korçë 0/6 bore diell

Gjirokastër 4/12 shi diell

Sarandë 4/14 shi diell.

Udhëheqjen e tenderëve në Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës (SHSKUK) tani e tutje do ta ketë në dorë Ekrem Fetahu.

E ai që mbajti këtë pozitë për gati 6 vjet e synoi që ta ketë prapë, Selami Krasniqi, nuk arriti ta kalojë testin, duke marrë vetëm 46.5 pikë nga 70 gjithsej.

Për të kaluar testin, kandidatët është dashur të marrin më së paku 49 pikë.

Fetahu u zgjodh shef i prokurimit përmes konkursit, duke grumbulluar 68 pikë në test me shkrim dhe 24.2 pikë në intervistë.

Tre të tjerët që aplikuan, Gzim Shala, Lulzim Goqi dhe Besnik Cenaj nuk u paraqitën fare në testin me shkrim.

Ekrem Fetahu është i familjarizuar me këtë pozitë pasi që më 14.04.2024 u emërua ushtrues detyre i shefit të prokurimit pas dorëheqjes së Selami Krasniqit.

Krasniqi ka qenë shef i prokurimit në SHSKUK nga marsi 2019 deri në mars 2022. Nga atëherë deri më 14.02.2024 ka qenë ushtrues detyre.

Me rregulloren e re të brendshme të SHSKUK-së, të gjithë tenderët, përfshirë ata të spitaleve, do të jenë nën ombrellën e Zyrës së Prokurimit në SHSKUK, shef i të cilës tani e tutje do të jetë Ekrem Fetahu.

Komisioni vlerësues për këtë konkurs u përbë nga kryesuesi, Haki Smajli – zyrtar i lartë i personelit në Ministrinë e Shëndetësisë (MSH) dhe anëtarët, Berat Marmullaku – u.d. udhëheqës i prokurimit në MSH, Sami Ahmetaj – shef i prokurimit në Spitalin e Prizrenit, Mimoza Fusha, zyrtare e burimeve njerëzore në QKUK dhe Haqif Arifi nga SHSKUK.