Morgan Freeman përlotet për Srebrenicën
04.6.2017 - 17:22
Aktori fitues i çmimit Oscar, Morgan Freeman ka vizituar Bosnjën e Hercegovinën, ndërsa ka shkuar edhe në Srebrenicë ku do të xhirojë dokumentarin e tij.
Freeman po e përjetonte emocionalisht zonën që ka qenë skenë e gjenocidit serb dhe ku janë varrosur me mijëra viktima të pafajshme boshnjake.
“Jeni të veçantë sepse keni përjetuar tmerrin në vendin tuaj, mirëpo në njëfarë mënyre të gjithë jeni të qetë. Keni përjetuar një tmerr të tillë dhe në vend se më vonë të urreni njerëzit që e kanë bërë këtë, ju falni”, ka thënë Freeman për mediat e Bosnjës.
Freeman në Bosnje ka incizuar një pjesë të serisë së quajtur “The Story of Us With Morgan Freeman”, i cili do të transmetohet në “National Geographic”./21Media