Morata i gatshëm ta reduktoj pagën e tij vetëm që të transferohet në Atletico Madrid
16.1.2019 - 07:58
Sulmuesi i Chelseas Alavaro Morata, momentalisht merr një pagë prej 9 milionë eurove në vit, që prej trasnferimit të tij tek skuadra londineze.
Gazeta spanjolle “Marca”, raporton se Morata është i gatshëm që të heq dorë nga paga prej 9 milionë euro vetëm që të transferohet në Atletico Madrid.
Sulmuesi spanjoll u transferua në Chelsea nga Real Madridi në vitin 2016, për 75 milionë funta.
Nëse Atletico Madrid dëshiron që ta transferoj Moratën, atëherë duhet të paguaj 40 milionë funta.