Modriç: E meritoj Topin e Artë

Mesfushori kroat i Real Madridit Luka Modriç, në një intervistë të dhënë për “France Football”, ka treguar se kush është i preferuari i tij për ta fituar Topin e Artë.

Modriç ka thënë se Antoine Griezmann është favorit për ta fituar Topinë e Artë.

“Mua më pëlqen dhe besoj se Antoine Griezmann është favorit, për të gjitha çmimet që ai ka arritur këtë vit”, tha fillimisht ai duke injoruar Messin dhe Ronaldon.

Kroati ka thënë se nuk i pëlqen të flas për vetën e vet, por e meriton të jetë fitues i Topit të Artë.

“Nuk më pëlqen të flas në këtë mënyrë dhe të them, por po, e meritoj Topin e Artë. Gjëja e rëndësishme për mua është të luajë mirë në fushë. Viti 2018 ka qenë pa dyshim më i miri në karrierën time”, përfundoi ai.

Luka Modriç ka pasur një sezon fantastik me Realin dhe Kroacinë, ku ka arritur ta fitoj Ligën e Kampionëve dhe të shkoj deri në finale të Kupës së Botës, ku edhe u zgjedh lojtari më i mirë.