MKRS mbështet Federatën e Basketbollit të Kosovës financiarisht

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federata e Basketbollit të Kosovës kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunim, përmes së cilit MKRS do ta mbështes FBK-në me një shumë prej 248 mijë e 472 euro.

Nënshkrimi i të parit të MKRS-së, Kujtim Gashi dhe kryetari të FBK-së Arben Fetahu u bë gjatë vizitës së sotme të Gashin në FBK.

Përmes një njoftimi për media, MKRS bënë të ditur se qëllimi i nënshkrimit të këtij memorandumi është mbështetja financiare e Federatës së Basketbollit në realizimin e synimeve dhe objektivave të saj për periudhën janar-dhjetor 2019.

Sipas njoftimit këto mjete FBK-ja do t’i shfrytëzojë për realizimin e politikave programore për avancimin e sportit femëror, avancimin e sportit cilësor, për mjekësinë sportive, për zhvillimin e aktiviteteve sportive të karakterit ndërkombëtar brenda dhe jashtë vendit, për aktivitetet për minoritetet dhe sportin multietnik, për personat me aftësi të kufizuara, etj.

Me këtë rast ministri Gashi ka pohuar se  nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje bëhet me një vullnet të madh dhe vjen si rezultat i sukseseve që i ka sjellë Kosovës basketbolli, duke përmendur dhe investimet e bëra në fushën e sportit dhe ato që pritet të ndodhin.

“Bashkë me kryetarin u dakorduan për mundësinë e ndërtimit të një palestre të re në Prishtinë. Aktualisht në Prishtinë janë dy palestra, 1 Tetori dhe te pallati i Rinisë por nuk i plotësojnë kriteret e FIBA-s. Federata e ka marrë përgjegjësinë së bashku me Komunën për sigurimin e parcelës kurse ne me i nda mjetet në mënyrë që pas rishikimit të buxhetit në Qershor të krijohet mundësia të filloj”, ka thënë ministri Gashi.

Kurse kryetari i Federatës Arben Fetahu ka thënë se se zhvillimi i sportit do të përkoj me zhvillimin e Kosovës dhe se për organizimin e vajzave U20.

“Sivjet kemi edhe një organizim madhor në të vajzave të U20 të divizionit B dhe shpresoj se në të ardhmen do të kemi edhe më shumë organizime si ky, por edhe të niveleve më të larta”, ka potencuar Fetahu, gjatë takimit me ministrin Gashi.