Mjekët i thanë se ka edhe pak kohë për të jetuar, djaloshi realizoi ëndrrën e martesës

Një njeri i cili vuan nga tumori është martuar me dashurinë e jetës së tij në një ceremoni, e cila u organizua tërësisht nga shokët dhe dashamirët.

Myles Harrison, 27 vjeç dhe e fejuara e tij Liz, 29 vjeç, u martuan pas gjashtë vitesh në një ceremoni mahnitëse në Castle Hill në Filleigh, North Devon.

Gjithçka rreth dasmës, përfshirë vendin, makinën, fotografinë, tortën, muzikën dhe muajin e mjaltit u është dhënë atyre falas, transmeton rtv21.tv.


Myles është diagnostikua me një tumor të trurit në moshën 18 vjeç, megjithëse gjendja e tij kishte qenë nën kontroll, gjërat ndryshuan për më keq vitin e kaluar.

Pasi iu nënshtrua operacioneve dhe trajtimeve të shumta, mjekët ia dhanë lajmin tragjik se asgjë më shumë nuk mund të bëhej për të trajtuar tumorin e tij. Atëherë Myles vendosi t’i shtrojë pyetjen të dashurës Liz.

“Ne jemi në atë pikë ku për fat të keq nuk ka asgjë që mund të bëhet. Unë gjithmonë kam dashur të martohem me Lizin që kur u bashkuam, e dija që ajo do të ishte gruaja ime”, tha ai.

Ai kishte rënë në gjunjë dhe i propozoi Lizit.

Çifti nuk kishte asnjë plan për ditën e tyre të madhe, me fokusin e mbetur te trajtimi i vazhdueshëm i Myles për disa simptoma komplekse. Louise Hedges, e cila boton revistën “North Devon Wedding Planner”, arriti të sigurojë gjithë ditën për çiftin e lumtur duke përfshirë një vend mahnitës, ushqim, pije, transport, fotografi dhe madje edhe një muaj mjalti!

Brenda vetëm dy javësh dasma është organizuar dhe çifti i lumtur u martua më 11 gusht./21Media