Miss Ukraina humb kurorën, gënjeu se nuk ka fëmijë

Veronika Didusenko 23 vjeçare u gëzua shumë kur fitoi kurorën si vajza më e bukur në Ukrainë, por kjo nuk zgjati shumë.

Ajo kishte mbajtur sekret se ishte e martuar dhe kishte një fëmijë  katërvjeçar në kundërshtim me rregullat e konkurrencës dhe sapo u zbulua, bordi e diskualifikoi, raporton Daily Mail.

Ish-miss Ukraina 2018 shkroi në formularin e aplikimit se kurrë nuk ka qenë e martuar dhe nuk kishte fëmijë.

Megjithatë, gënjeshtra e saj doli në shesh dhe tash në garën për Miss Bota, Ukraina do të dërgojë një konkurrente tjetër.

Organizatorët thonë se nuk janë të sigurt se kush do të jetë Miss i ri i Ukrainës, por gjithçka do të vendoset nga juria.

Ndryshe, Britania e Madhe deri vonë ka pasur të njëjtat rregulla që gratë e martuara dhe nënat nuk mund të aplikojnë për garën e më të bukurës, por vendi hoqi dorë nga këto rregulla në vitin 2013./21Media