Ministri Kujtim Gashi me legjendën e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin - Foto: Kujtim Gashi/ Facebook

Ministri Gashi propozon pagë mujore për familjen e Fadil Vokrrit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka njoftuar se sot ka propozuar që familjes së ish-presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri, t’i njihet statusi i qytetarit me merita të veçanta për kontributin në promovimin e sportit në arenën ndërkombëtare, duke e përfshirë këtu një pagë prej 1 mijë euro në muaj.

Gashi këtë mbështetje e ka cilësuar se përkujdesje të vogël ndaj familjes Vokrri.

Ky është postimi i plotë i Ministrit të MKRS-së, Kujtim Gashi.

“Sot në mbledhjen e Qeverisë, propozova që familes së Legjendës së Futbollit Fadil Vokrri, t’i njihet statusi i qytetarit me merita të veçanta për kontributin në promovimin e sportit në arenën ndërkombëtare, duke përfshirë edhe mbështetjen financiare prej 1 mijë euro në baza mujore.

Kjo është një përkujdesje e vogël ndaj një familje që sportit i ka dhënë një Legjendë të rrallë”.