Ministri Gashi ju shpreh mirënjohje dhe falënderime hendbollistëve te ‘Istogut’, pas kualifikimit historik në Challange Cup

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, sot i ka pritur në kabinetin e tij, klubin e hendbollit në kategorinë e vajzave ‘Istogu’, i pas kualifikimit të tyre në mesin e 16 skuadrave më të mira në EHF Challange Cup.

Ministri Gashi, i ka shprehur mirënjohje dhe falënderime për suksesin e radhës të hendbollistëve të ‘Istogut’.

“Dua të përgëzoj këto sportiste të talentuara të cilat me punën e tyre tashmë kanë arritur të jenë pjesë e finales së Challange Cup në mesin e 16 ekipeve më të mira të Evropës. Sukseset e sportisteve tona çdo ditë e më shumë po e dëshmojnë se vendi ynë ka të rinj dhe të reja të talentuar që me punën e tyre po arrijnë suksese edhe jashtë vendit”, ka thënë Gashi.

Ai po ashtu ka shtuaur se janë të përkushtuar që të punojnë për krijimin e kushteve për të gjithë sportistët dhe klubet në Kosovë.

“Ne jemi të përkushtuar që të punojmë në krijimin e kushteve për të gjithë sportistët e vendit dhe klubet tona që po vazhdojnë të korrin suksese edhe në gara ndërkombëtare. Andaj edhe sot ju bëj me dije se përkrahja jonë për vajzat e klubit “Istogu” nuk do të mungoj”, theksoi ai.

Ndërsa, trajneri i klubit të hendbollit në kategorinë e vajzave tek ‘Istogu’, Faruk Shala e ka falënderuar miistrin Kujtim Gashi, për pritjen e tij dhe gatshi mërinë për t’i ndihmuar dhe përkrahur vajzat në rrugëtimin e tyre drejt sukseseve të reja edhe jashtë vendit.