Mimoza Kusari- Lila, Pronat në Emër të Burrit

Debat Pernime ju sjell pamje të pronave dhe reportazh të familjeve të kandidatëve për Kryetar të Komunave të Kosovës.

Mimoza Kusari- Lila,  kandidate për Kryetare të Komunës së Gjakovës e cila mbajti postin e Kryetares mandatin e kaluar nuk ka regjistruar pronën e përbashkët me burrin, në emër të saj.

Megjithëse ligji parasheh që çiftet e martuara të ndajnë pronën e përbashkët dhe ta regjistrojnë në emër të të dyve, duket se këtë nuk e ka bërë ish-kryetarja.

Arben Lila, bashkëshorti i saj në intervistën për Debat Pernime tregoi rreth pasurisë së përbashkët të çiftit dhe pronësinë e tyre.

“Këtë banesë e kemi edhe një shtëpi në Gjakovë, është në emër timin por bashkë e kemi ngrit”, tha Lila.

Ai po ashtu foli lidhur me karakteristikat e personalitetit të bashkëshortes së tij.

“Mimoza e ka pasionin e vet edhe me pasion ajo bjen energji dhe energjinë e vet e jep edhe te të tjerët. Dobësitë i ka se kaniherë e bon këtë punë shumë tepër.. Është këmbëngulëse, nganjëherë kokfortë”, tha ai.

Reportazhi është transmetuar në kuadër të debateve zgjedhore.