Milot Rashica shtron iftar për shoqatën ‘Jetimat e Ballkanit’ (FOTO)

Sulmuesi anësorë i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, ka shtruar iftar për  shoqatën ‘Jetimat e Ballkanit’ e cila udhëhiqet nga humanisti Halil Kastrati.

Rashica përveç që është lojtarë i madh në fushë, ai ka treguar se është një futbollist i madh edhe jashtë fushës. Djaloshi nga Vushtrria, ka shkruar se është nder dhe privilegj për të që ka shpërnda iftar në kuzhinën “Jetimat e Ballkanit.

“Ndjenja të pa përshkruara. Sonte mu dha mundësia me dhuru një iftar për shoqatën Jetimat e Ballkanit. Ishte nderë dhe privilegj për mua të jem në shpërndarjen e iftarit në kuzhinën e Jetimave të Ballkanit në Prizren”, ka shkruar Rashica.

Kujtojmë, se Rashica ka bërë një super sezon me Werder Bremenin në Gjermani duke i shënuar 9 gola.