Dollarë - Foto: REL/Reuters

Miliarderi nga India jep 7.5 miliardë dollarë për bamirësi

Njeriu i dytë më i pasur në Indi po jep miliarda dollarë për bamirësi.

Azim Premji, shefi miliarder i Wipro (WIT), është duke dhënë aksione të kompanisë së teknologjisë në vlerën rreth 530 miliardë rupi (7.5 miliardë dollarë) për fondacionin e tij filantropik, njofton CNN.

Magnati i teknologjisë ka dhuruar gjithsej 21 miliardë dollarë për fondacionin e Azim Premji në vitet e fundit, përfshirë edhe 67% të aksioneve të Wipro, njofton fondacioni në një komunikatë.

Premji, 73 vjeç, ka një pasuri prej më shumë se 18 miliardë dollarësh, në bazë të indeksit për miliarderët të Bloomberg, raporton CNN.