Milani mbetet jashtë Europa League

Skuadra italiane AC Milan edhe zyrtarisht ka mbetur jashtë garës Europa League.

Sipas BBC Sport, Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS) ka vendosur për të përjashtuar milanezët për sezonin 2019/20, për shkak të shkeljes së rregullave financiare ‘Fair Play’.

CAS ka vendosur në favor të drejtuesve evropian të futbollit UEFA, të cilët kishin akuzuar AC Milan për shkeljen e rregullave të shpenzimeve.

“AC Milan është përjashtuar nga garat e klubit UEFA të sezonit sportiv 2019-2020”, thuhet në njoftim.

‘Rosonerët’ sezonin e përfunduan në vendin e pestë, ndërsa vendin e tyre në Europa League do ta zëvendësojë Torino.