Foto: Ac Milan/Twitter

Milan rikthehet te fitoret (Foto)

Milan ka arritur të shënojë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Cagilarit, me rezultat 3-0.

“Kuqezinjtë” kaluan në epërsi në minutën e 13’ me autogolin e Ceppitellin.

Për dyfishimin e epërsisë u përkujdes Lucas Paqueta në minutën e 22’.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0.

Në pjesën e dytë e pamë vetëm një gol.

Ishte sulmuesi polak Piatek që shënoi për golin e tretë në minutën e 62’.

Pas kësaj fitoreje Milan pozicionohet në vendin e katërt me 39 pikë.