Milan fiton ndaj Spalit, por dështon të kualifikohet në Ligën e Kampionëve (VIDEO)

Milan ka shënuar fitore me rezultat 3-2, si mysafir ndaj Spalit, por në fund ishte e pavlefshme pasi nuk arriti të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga Gattuso, pas kësaj fitore pozicionohet në vendin e pestë me 68 pikë, një më pak se Atalanta dhe Inter, që janë kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

Kështu ‘Kuq e Zinjtë’ në sezonin e ardhshëm do të bëjnë gara në Europa League.

Golat për Milanin i shënuan Kessie dy herë dhe Calanoglu.

Për t’i parë golat klikoni KËTU.