Milan dëshiron mbrojtësin e Manchester United

Milan në këtë sezon ka treguar një formë jo të mirë në përgjithësi, e si fajtore për pranimin e shumë golave shifet mbrojtja jostabile, ku deri më tani ka marrë gola.

Nga 11 xhiro sa janë zhvilluar deri më tani në Serie A, Milan dhjetë prej tyre ka pranuar gol.

E kjo ka bërë që drejtuesit italianë të mendojën për fazën e mbrojtjes.

Sipas “ESPN”, Milan ka hedhur sytë nga mbrojtësi i Manchester Unitedit, Eric Bailly, i cili nuk po arrinë të gjej hapësira nën udhëheqjen e Jose Mourinhos.

Bailly, deri më tani ka lujtuar vetëm 19 minuta në fitoren e Manchester Unitedit, ndaj Newcastlit me rezultat 3:2.

Prandaj, nëse vjen një ofertë e mirë për të nga Milani, do ta shqyrtoj atë.