Messi dhe Valverde të shqetësuar me formën e Coutinhos

Barcelona mbrëmë shënoi fitore prej 2-0, ndaj Villarealit, në kuadër të xhiros së 14-të në La Liga.

Por, ajo që është shqetësuese për Lionel Messin dhe trajnerin Ernest Valverde, është forma e brazilianit Philippe Coutinho.

Sipas gazetës spanjolle “Don Balon”, me mungesën e Luis Suarezit, Lionel Messi, nuk arriti që ta gjente rrugën e golit, duke mos u mbështetur nga Philippe Coutinho, i cili mbrëmë luajti sulmues i krahut.

E kjo gjë e ka brengosur Messin e Valverden, të cilët po përpiqen që ta rikthejnë në formë brazilianin, i cili është rikthyer të luajë pas një lëndimi i cili e mbajti jashtë fushës për disa javë.