Messi dhe Ronaldo, të pakrahasueshëm

Ronaldo ka mbyllur vitin 2018 me dy gola ndaj Sampdorias, në kuadër të xhiros së 19-të në Serie A, ku edhe ia siguroi fitoren Juventusit.

Me dy golat e djeshëm Ronaldo ka arritur në kuotën e 49 golave për vitin 2018, në të gjitha garat me skuadrën e Real Madridit dhe Juventusit dhe me Portugalinë.

Ndërsa, me dy gola më shumë se Ronaldo, kryeson Lionel Messi i cili i ka shënuar 51.

Messi 51 golat i ka shënuar në të gjitha garat me Barcelonën dhe me Argjentinën.

Pra, Ronaldo e Messi, janë të pakrahasueshëm në çdo aspekt në raport me lojtarët e tjerë.