Messi dhe Dybala i prezantojnë fanellat e reja (Foto)

Dy lojtarët argjentinas, Lionel Messi dhe Paulo Dybala, sot i kanë prezantuar fanellat e reja të kombëtares së Argjentinës.

Me këto fanella Argjentina do të luajë në këtë vit për Kupën e Amerikës.

Kupa e Amerikës fillon më 14 qershor të këtij viti.

Kujtojmë se Lionel Messi është rikthyer përsëri në kombëtaren e Argjentinës, pas përfundimit të Kupës së Botës në vitin 2018.