Messi dhe Barcelona e nisin më fitore vitin 2019 (Foto)

Barcelona e ka nisur mbarë vitin 2019-të, duke shënuar fitore 2-1, si mysafirë ndaj Getafes në kuadër të xhiros së 18-të në La Liga.

Pjesa e parë ishte ajo që e vendosi fatin e kësaj ndeshje.

Barcelona kaloi në epërsi në minutën e 20’ me një super gol të Lionel Messit.

Për dyfshimin e epërsisë u përkujdes Luis Suarez në minutën e 39’.

Vendasit në pjesën e parë e ngushtuan epërsinë me golin e Matas në minutën e 43’.

Në pjesën e dytë Getafe tentoi që ta arrinte barazimin, por nuk ia arriti.

Gjithashtu edhe Barca kishte disa raste të mira për gol, por nuk i konktretizoi.

Pas kësaj fitore Barcelona vazhdoj të mbetet lidere e padiskutueshme në La Liga me 40 pikë, pesë më shumë se përcjellësi i parë.