Ilustrim

Mbretëria e Bashkuar tenton të ulë shkallën e obezitetit te fëmijët

Në gjithë Mbretërinë e Bashkuar ka një numër rekord të fëmijëve që janë obezë por si duket një prej qyteteve të saj ka vendosur për t’a ndalur këtë prirje.

Shifrat e paraqitura në një konferencë kushtuar obezitetit si problem në rritje thonë se Leeds ka arritur të ulë përqindjen e obeziteti te fëmijët për 6.4 përqind, raporton BBC.

Strategjia e tyre për parandalimin e obezitetit kishte në fokus fëmijët parashkollor dhe kështu u ofroi prindërve mundësi që të inkurajojnë fëmijët e tyre të jenë sa më të shëndetshëm.

BBC raporton se nuk është gjithmonë e lehtë që të flitet për ushqimin e shëndetshëm me fëmijët por tregon për mënyrat më të mira për ta bërë atë .

Ofroni mundësi:

Tina Le jep mundësi të ngjashme me atë që kanë bërë prindërit në qytetin Leeds  në lindje të Londrës. Ajo thotë se duke u dhënë fëmijëve zgjedhje në mes të dy opsioneve të shëndetshme, mund të ndihmojë në udhëzimin e tyre drejt të ngrënit shëndetshëm.

“Kjo mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të refuzimit për të ngrënë diçka plotësisht dhe i ndihmon ata të ndihen se e kanë situatën nën kontroll”, thotë ajo.

Hapa të vegjël:

Anna Groom, dietologe e fëmijëve e pranon se nuk është e lehtë të menaxhohet situata me një fëmijë që rrefuzon të ushqehet shëndetshëm.
“Është e rëndësishme që ata të kenë përpara ushqime të sigurta që i njohin, pastaj mund të futni diçka të re në pjatën e tyre por në sasi të vogla”, thotë ajo.

Bëhu model i mirë për fëmijët :

Tina thotë se dhënia e një shembulli të mirë për fëmijët qysh në moshë të hershme është shumë e rëndësishme. “Nëse jeni duke ngrënë ushqim të shëndetshëm, fëmija juaj ka më shumë gjasa të bëjë atë që po bëni ju”, thotë ajo.

BBC raporton se një studim i kohëve të fundit zbuloi se obeziteti dhe shëndeti mendor janë të lidhura ngushtë, pra fëmijët me më shumë peshë kishin më shumë gjasa që të vuanin nga probleme emocionale, si ankthi dhe disponimi jo i mirë.

Rekomandimi është që të bisedohet me fëmijë duke e vënë theksin se ushqimi i shëndetshëm është i rëndësishëm për t’i bërë fëmijët të ndjehen më mirë e jo për shkak të dukjes fizike.

https://www.bbc.com/news/uk-48120078