Mbaron Superkupa Kosovë-Diasporë, Prishtina fiton pas penaltive (Foto)

Prishtina është shpallur fitues i Superkupes Kosovë- Diasporë.

Prishtina ka arritur ta mposht pas penaltive AKV “Bardhosh Gervalla” Ludwigsuburg me rezultat 4 me 2, pas ekzekutimit të penaltive.
Ndeshja mbaroi me rezultatin e barabartë 0:0, me një lojë të dobët dhe pa shumë aksione, vlen të theksohet shtylla e Prishtinës në pjesën e parë dhe një gol i anuluar për AKV “Bardhosh Gërvallën”.

Fituesi u përcaktua vetëm pas penalltive, ku “Plisat” fituan me rezultat 4:2.

Lojtarët të cilët shënuan për Prishtinën nga penalltia ishin, Mergim Pefqeli, Përparim Osmani, Qendrim Zyba dhe Bleon Sekiraqa, ndërsa i pa saktë u tregua Kastriot Selmani.

Tek AVK “Bardhosh Gërvalla”, shënuan, Alban Shala dhe Lirim Gashi, ndërsa të pa saktë u treguan Mirlind Ramdani dhe Feriz Meha.

Pas përfundimit të ndeshjes FFK-ja ndau për secilin ekip nga një kupë.

KALLXO.com më poshtë ju sjell foto nga momentet e ndeshjes.