Maskë me Portokall dhe Limon për Flokë të Yndyrshëm

Nuk mjafton vetëm shamponi dhe balsami për të pasur flokë të bukur e të shëndetshëm.

Një herë në javë flokët tuaj kanë nevojë për një trajtim me maskë.

Ju prezantojmë një maskë shumë praktike për të larguar yndyrën.

Kjo maskë ka si përbërës kryesor limonin dhe portokallin.

Përbërësit: 1 kokërr limon, 1 kokërr portokall, 2 lugë (të vogla) kos, 1 lugë (gjelle) miell të bardhë (jo plot.

Përgatitja: shtrydhni limonin dhe portokallin në një tas, më pas shtoni kosin dhe në fund miellin.

Përziejini derisa masa të bëhet homogjene.

Me këtë masë lyejini flokët, mbajeni 15 minuta dhe pastaj lajini flokët me ujë të vakët.

Kjo është një nga maskat më të mira për trajtimin e flokëve me yndyrë./21Media