Marotta: Jam i lumtur dhe krenar që po filloj një sfidë të re profesionale në një klub prestigjioz si Inter

Interi sot ka njoftuar se ka emëruar Giuseppe Marotta, si Kryeshef Ekzektuiv Sportiv.

Moritta pritet të filloj menjëherë punën në rolin e tij në të gjithë fushën sportive të klubit.

Italiani Marotta, ka thënë se ndjehet i lumutur dhe krenar që ka filluar një sfide të re me Interin.

“Jam i lumtur dhe krenar që po filloj një sfidë të re profesionale në një klub prestigjioz si Inter”, tha Marotta. “Presidenti Steven Zhang ka një projekt ambicioz dhe unë pres që të bëhem pjesë aktive e kësaj. Dua të falënderoj Kryetarin Zhang dhe Grupin Suning për besimin e tyre në mua dhe jam i sigurt se së bashku do ta bëjmë përsëri Interin të suksesshëm “, ka thënë Marota.

Giuseppe Marotta, më herët ka qenë i angazhuar tek Juventusi, si drejtor sportiv.