Marotta e konfirmon largimin e Perisicit nga Interi
27.1.2019 - 23:58
Drejtori sportiv i Interit, Beppe Marotta e ka konfirmuar largimin e sulmuesit anësor Ivan Perisic.
Kroati ka shprehur dëshirë që të largohet nga Interi në afatin kalimtar të janarit.
Perisic në ndeshjen e sotme të Interit ndaj Torinos, nuk u fut në lojë për asnjë minutë.
E largimin e tij e ka konfirmuar Marotta, duke thënë se ai e ka kërkuar largimin, por ende nuk ka ardhë ndonjë kërkesë për të.
“Perisic ka dorëzuar kërkesën për largim, por ende nuk kemi marrë ndonjë ofertë për të”, tha fillimisht Marotta. Do të shohim në ditët e ardhshme. Ai ka kërkuar largimin, ndërsa ne duhet ta respektojmë vlerën e tij” ka thënë Marotta.
Për Perisicin të interesuar janë Arsenal dhe Manchester United.