Foto e marrë nga 'Tuttsport'

Marcelo dëshiron transferimin në Juventus, e ndjen veten ‘bianconer’

Sot dita e hënë për klubin e Juventusit dhe Real Madridit, ka qenë e nxehtë. Krejt kjo pasi gazeta e njohur italiane “TuttoSport”, ka dal me një artikull ekskluziv për transferimin e Marcelos në Juventus.

Sipas ‘Tuttosportit’, Marcelo e dëshiron me çdo kusht transferimin në Itali dhe tashmë ai e konsideron veten ‘bianconer’.

Arsyeja që Marcelo dëshiron transferimin tek Juventusi është Cristiano Ronaldo dhe forma e dobët e Realit në këtë fillim të sezonit.

‘Tutto Sport’, shkruan se Marcelo shkruan çdo ditë në rrjetet sociale me mikun e tij më të mirë Ronaldon, dhe kjo ka bërë që kërkesa e brazilianit të jetë për një transferim te ‘Zonja e vjetër’ në merkaton e janarit e jo atë të verës.