Fati i Premier Ligës, në 'Old Trafford'?

Sonte me fillim prej orës 21:00 luhet një ndër ndeshjet kryesore të sezonit 2018/2019 në Premierligë.

Derbi i Manchesterit, mund të vendosë sot fatin e Premierligës se kush do të dalë triumfues në fund të sezonit.

Aktualisht Manchester City është në vendin e dytë me 86 pikë, dy më pak se Liverpooli i cili e ka një ndeshje më shumë. Në rast se City e mposht Unitedin, atëherë do ta rrëmbente vendin e parë me 89 pikë dhe do t’i priste tri ndeshje tjera më të lehta në praktikë.

Ndërkohë, Manchester Unitedi është në një pozitë jo të lakmueshme, në të gjashtën me 64 pikë.

Takimin e fundit mes dy ekipeve të Manchester e kishin fituar ‘qytetarët” me 11 nëntor të vitit 2018 me rezultat 3-1.