Manchester United i gatshëm të ofroj 100 milionë euro për Koulibalyn

Mbrojtësi i Napolit Kalidou Koulibaly, pritet t’i thyej rekordet e transferimeve sa i përket një mbrojtësi.

Për transferimin e tij është e gatshme që t’i ofroj 100 milionë euro Manchester United.

Sipas ‘The Sun’, United është duke e menduar një ofertë marramendëse për Napolin, që nuk mund ta refuzoj transferimin e mbrojtësit 27 vjeçarit në ‘Old Traford’.

Për Koulibalyn kanë shprehur interesim të madh shumë skuadra, por napolitanët nuk dëshirojnë ta lirojnë atë pa një ofertë të mirë.