Manchester United dhe PSG interesohen për Keylor Navasin

Portieri i Real Madridit, Keylor Navas duket se e ka mbyllur aventurën e tij në Madrid.

Navas është pranë largimit në këtë sezon, pasi më nuk llogaritet si portieri i parë nga Zinedine Zidane.

Në vitin e kaluar Real Madrid e transferoi Thibaut Courtis nga Chelsea, dhe prej ardhjes së belgut nuk ka pasur rehati për Navasin.

Gazeta spanjolle “AS”, raporton se skuadrat që po shprehin interesim që t’i sigurojnë shërbimet e tij janë Manchester United dhe Pars Saint –Germain.

PSG pas largimit të Buffonit, ka mbetur pa një portier i cili i siguron garanci në garat europiane, prandaj Navasi do të ishte i duhuri, pasi e ka fituar tre herë Ligën e Kampionëve.

Ndërsa Manchester United është duke menduar për Navasin si zëvendësues të De Geas, nëse largohet spanjolli nga “Old Traffordi”.

Keylor Navas u transferua në Real Madrid në vitin 2014 dhe qe prej atëherë ka arritur t’i fitoj me madrilenet plotë 10 tituj.