Manchester United dëshiron transferimin e Maguire për 80 milionë funta

Manchester United dëshiron që në sezonin tjetër të ketë në skuadër stabile dhe të luftoj për secilin trofe.

“Djajtë e Kuq”, dëshirojnë që të ofrojnë në radhët e veta mbrojtësin anglez të Leicester Cityt Harry Maguire.

Sipas “Daily Star”, United për ta transferuar anglezin në ‘Old Trafford’, duhet t’i paguaj 80 milionë funta në afatin kalimtar të verës.

26 vjeçari Maguire u transferua në Leicester në vitin 2017 nga Hull City për 12 milionë funte.