Manchester United bën gati 100 milionë euro për Bruno Fernandesin

Manchester United është duke menduar që tani për afatin kalimtar të transferimeve.

‘Djajt e Kuq’ janë duke kaluar një sezon jo të mirë, ani pse pas ardhjes se Solskjaerit skuadra është stabilizuar, por ka mbetur mbrapa në Premierligë.

Sipas “A Bola”, Manchester United është i gatshëm që t’i paguajë 100 milionë euro për mesfushorin Bruno Fernandes të klubit portugez, Sporting .

Për 24 vjeçarin ka shprehur interesim edhe skuadra e Milanit, por mbetet të shihet në afatin kalimtar të verës së ku do të transferohet Fernandes.

Fernandes është duke shkëlqyer në sezon, ku nga 46 ndeshje i ka shënuar 27 gola dhe 15 asistime.