Manchester United- Arsenal, historia e favorizon Unitedin, forma aktuale e favorizon Arsenalin (Foto)

Xhiroja e 15-të në Premierligën angleze na sjellë super përballje ndërmjet Manchester Unitedit dhe Arsenalit e cila luhet me fillim prej orës 21:00, në stadiumin “Old Traford”.

Nga 14 xhiro skuadra e Manchester Unitedit e udhëhequr nga Jose Mourinho në këtë sezon, nuk është duke treguar formë të mirë e cila radhitet në vendin e tetë me vetëm 22 pikë. Po ashtu “Djajtë e Kuq”,  nuk kanë treguar formë të mirë në fazën e sulmit dhe atë të mbrojtjes, ku kanë shënuar 22 gola dhe kanë pranuar 23 gola, pra, më shumë kanë pranuar gola se sa kanë shënuar.

E skuadra e Arsenalit e udhëhequr nga trajneri Unai Emery, është duke kaluar një formë të mirë, ku vlen të theksohet fitorja e fundit në vikend ndaj rivalit lokal Tottenham me rezultat prej 4:2.

Emery te “Topçinjët”, ka sjellë një frymë të re, ku nga 14 xhiro, ka fituar nëntë ndeshje, ka barazuar tri herë dhe ka vetëm dy humbje. Faza e sulmit është duke funksionuar mirë, pasi kanë shënuar 32 gola, në krye me Aubameyangin dhe Lacazzete edhe faza e mbrojtjes është më stabile ku ka pranuar vetëm 18 gola.

Pra, ndeshjes së sotme Jose Mouriniho duhet t’i frikësohet sulmit të Arsenalit i cili di të shënoj shumë shpejt brenda pak minutave edhe dy tre gola, por edhe Arsenali duhet të ketë kujdes sepse Jose Mourinho në skuadrën e tij ka sulmues të klasit botërorë si Lukaku, Sanchez, Martial e Rafshord në fazën e sulmit.

Nëse i hyjmë historisë e shikojmë, atëherë del që më shumë fitore ka skuadra e Manchester Unitedit.

Në total, këto dy ekipe janë përballur plotë 186 herë. 80 ndeshje i ka fituar Manchester Unitedi, ndërsa Arsenali i ka fituar 62 të tilla. 44 ndeshje kanë përfunduar me barazim.

Nga 186 përballje janë shënuar 528 gola. 282 gola i ka shënuar Manchester Unitedi, e Arsenali 246 të tillë.

Sipas statistikave na del të jetë favorit për fitore sot Manchester Unitedi, por nëse e shohim formën aktuale është Arsenali.

Statistikat e të gjitha përballjeve ndërmjet Manchester Unitedit dhe Arsenalit