Foto: Manchester City/Twitter

Manchester City tronditet nga UEFA, mund të përjashtohet nga Liga e Kampionëve

Manchester City të dielën u shpallë kampion i Premierligës për të gjashtën herë në histori të klubit, pasi e mposhti Brightonin me rezultat 4-1.

Mirëpo, gëzimi i Cityt nuk mund të zgjasë shumë.

Sipas “NewYork Times”,, Manchester City është duke u hetuar nga UEFA, dhe mund të dënohet për mos pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri, pasi i ka thyer rregullat e financave.

Kujtojmë se Manchester City u dënua në vitin 2014 me 49 milionë funta për arsye të thyerjes të Fair Play-t Financar.

“New York Times”, shkruan se vendimi që të gjobitet Manchester City mund të ndodhë brenda 48 orëve.

Por, nëse dënohet City, ‘qytetarët’ kanë të drejt të ankohen në Gjykaten e Arbitrazhit për Sport, për një vendim final për fatin e tyre.