Manchester City i gatshëm t’i shpenzojë 75 milionë euro për Iscon

Manchester City është duke menduar që tani për zëvendësuesin e mesfushorit David Silva, i cili është afër fundit të karrierës së tij.

Silva tani 33 vjeçar pritet që shumë shpejt të largohet nga City dhe për zëvendësuesin e tij janë duke menduar “Qytetarët”.

Sipas gazetës spanjolle “Don Balon”, City është duke menduar për mesfushorin e Real Madridit, Isco.

Spanjolli Isco pritet t’u kushtojë anglezëve 75 milionë euro.

Isco në këtë sezon është duke kaluar një sezon jo të mirë, pasi nën udhëheqjen e trajnerit Santiago Solari, është duke kaluar më shumë në bankën rezervë se sa në fushën e lojës.