Manchester City dëshiron transferimin e Alex Sandros

Manchester City është duke e konsideruar transferimin e mbrojtësit të krahut të majtë, Alex Sandron e Juventusit.

Brazilani është pjesë e Juventusit që tri sezone dhe ka fituar tri Serie A dhe dy Coppa Italia me “Zonjën e Vjetër”.
Sipas “The Sun”, paraqitja e mirë e Sandros të martën ndaj Manchester United, ku e la në hijë sulmuesin Marcus Rashford, ka nxitur edhe më shumë Cityn që të interesohet për të.

Në media është raportuar se Juventusi dëshiron të nënshkruaj në Janar me mbrojtësin e krahut të majt, Marcelon, prandaj largimi i Sandros është i mundshëm vetëm nëse vjen Marcelo.

Vlera e Sandros në merkato është 50 milionë funta, ku nuk paraqet problem për drejtuesit e Manchester Cityt.
Sandro ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2020, ku deri më tani ka luajtur 126 ndeshje me Juventusin dhe ka shënuar nëntë gola.