Man City në probleme, mund t’i ndalohet transferimi i lojtarëve për dy afate

 

Pep Guardiola si duket është në probleme të mëdha. Manchester Cityt mund t’i ndalohet transferimi i lojtarëve në dy afatet e ardhshme të transferimeve, nëse vërtetohen akuzat që po i heton Shoqata e Futbollit dhe Premier League.

Këto të fundit kanë filluar një hetim ndaj Man Cityt, që po dyshohet se kanë transferuar lojtarë nën moshën 18 vjeç, që nuk janë  me nënshtetësi angleze.

Sipas Talksport, gjithashtu edhe FIFA ka hetuar transferimet ndërkombëtare të Cityt për disa vite, ndërsa po dyshon se kanë transferuar dy lojtarë të ekipit danez Nordsjaelland, George Davies nga Sierra Leone dhe Dominic Oduro nga Ghana, të cilët vitin e kaluar kishin thënë për një gazetë daneze, se kanë nënshkruar me Cityn para se të mbushin 18 vjet.

Davies tani luan në Letoni, ndërsa Oduro në SHBA, por FIFA po heton kohën sa ishin tek klubi anglez.

Në lidhje me transferimet ndërkombëtare të lojtarëve nën moshën 18 vjet, ato lejohen vetëm kur prindërit e lojtarëve kanë lëvizur në vendin e ri për arsye jo të futbollit dhe kur klubi dhe lojtari janë të vendosur afër zonës së Bashkimit Evropian, në maksimum 50 kilometra.

Për të njëjtin rast po hetohet edhe klubi londinez Chelsea, të cilët kanë paraqitur një ankesë, por FIFA ka thënë se rasti është duke u hetuar.

Në të kaluarën edhe ekipet spanjolle si Barcelona, Real Madrid dhe Atletico Madrid janë dënuar për shkelje të tilla të rregullave të FIFA-s.