Majlinda Kelmendi, Foto: Komiteti Olimpik i Kosovës

Majlinda Kelmendi për 4 vende më lartë në ranglistën e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos

Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) sot ka publikuar ranglistën e përgjithshme të xhudistëve.

Majlinda Kelmendi të shtunën triumfoi në Grand Slamin e Dyseldorfit në Gjermani, duke e fituar medaljen e artë.

Në këtë finale Majlinda, e mposhti xhudisten nga Mongolia, Lkhagvasure Sosorbaram.

Majlinda është ngritur për katër pozita, nga vendi i 12-të në vendin e tetë me 3810 pikë.

Ndërsa Nora Gjakova renditet në vendin e dytë në kategorinë 57 kilogramë me 6155 pikë.

Kurse, Distria Krasniqi e cila bën pjesë në kategorinë e njëjtë me Majlindën, pozicionohet në vendin e 12-të me 2969 pikë.

Akil Gjakova në kategorinë e 73 kilogramëve renditet në vendin e shtatë me 4191 pikë.