Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova në gjysmëfinale (FOTO)

Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova janë në rrugë të mirë për të siguruar medalje në Lojërat Evropiane Minsk 2019 në lojërat Olimpike në Minsk të Bjellorusisë.

Majlinda fitoi me ippon në çerekfinale ndaj Karolina Pienkowska të Polonisë, kategoria -52 kg.

Me Ippon fitoi edhe Nora Gjakova, e cila mundi Pauline Starje të Gjermanisë, kategoria -57 kg.

Majlinda në gjysmëfinale takohet me Amandine Buchard të Francës.

Në Minsk të Bjellorusisë gjendet edhe Presidenti Hashim Thaçi.

Foto: KOK