Foto: Lyon/Twitter

Lyon e ndal Barcelonën (Foto)

Lyon ka arritur që ta mbajë portën të paprekur në ndeshjen me Barcelonën, e cila po ashtu nuk i lejoi francezët të shënojnë  gol.

Barcelona e dominoi ndeshjen si në aspektin e përqindjes së topit, ashtu edhe në goditjet në portë, por francezët arritën që ta kontrollojnë lojën deri në fund dhe t’i mbajnë gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm.

Kjo ndeshje është luajtur në kaudër të 1/8 të finales në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e kthimit luhet më 13 mars.