Lulzim Tafa, Fitues i Çmimit të Parë Ndërkombëtar për Letërsi “Radovan Zogoviq”
05.6.2017 - 18:29
Ky çmim u nda me rastin e Ditës së malazezëve të Kosovës
Në kuadër të solemnitetit që mbahet për Ditën e malazezëve të Kosovës dhe Ditën e Pavarësisë së Malit të Zi dhe me rastin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, Shoqata dhe Unioni i malazezëve të Kosovës e nderuan poetin Lulzim Tafa me çmimin e parë ndërkombëtar për letërsi “Radovan Zogoviq”, për librin e tij “Zavjetne Pjesme” (Këngët e përgjërimit), të botuar në Podgoricë.
Çmimin në prani të autoriteteve shtetërore dhe kulturore të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, poetit Tafa ia dorëzoi ambasadori i Mali të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, në Teatrin Kombëtar, në Prishtinë./21Media