Lorenzo Insigne shënon golin e sezonit për Italinë (VIDEO)

Italia mbrëmë shënoi fitore të rëndësishme ndaj Bosnje & Hercegovinës me rezultat 2-1, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”.

Italianët ishin në disavantazh dhe arritën ta rikthejnë rezultatin me golat e Insiges dhe Verratit.

Lorenzo Insigne ka realizuar një gol të çmendur pas asistimit të Bernardeschit.

Kombëtarja e drejtuar nga Mancini tani nga katër ndeshje ka katër fitore dhe pozicionohet në vendin e parë me 12 pikë në Grupin J.

https://www.youtube.com/watch?v=06hgr_UfMCM