Llapi shënon fitore të rëndësishme ndaj Flamurtarit dhe i afrohet kreut të tabelës (Foto)

Llapi ka arritur të shënoj një fitore shumë të rëndësishme ndaj Flamurtarit, me rezultat prej 1-0, në kuadër të Ipko Superligës së Kosovës.

Kjo ndeshje u zhvillua sot me fillim prej orës 13:30, në kuadër të xhiros së 16.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mesfushori Behar Maliqi në minutën e 84’.

Pas kësaj fitore Llapi ka grumbulluar 32 pikë dhe pozicionohet në vendin e tretë.