Llapi mposht me lehtësi Drenicën (Foto)

Llapi ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Drenicës, me rezultat 2-0.

Skuadra e Bekim Shotanit krijoi epërsi të hershmë me anë të Bujar Idrizit, në minutën e 13-të me një super gol nga ndërprerja.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-1.

Pjesa e dytë përsëri nisi mirë për Llapin, por gola nuk pati deri në minutën e 92-të, kur shënoi Edon Zeqiri me kokë për ta vendosur rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Llapi pas fitores së sotmë pozicionohet në vendin e tretë me 23 pikë, ndërsa Drenica në vendin e gjashtë me 18 pikë.

Llapi në xhiron e 13-të e pret Ballkanin në shtëpi të veten. Ndërsa Drenica i shkon rivalit lokal, Feronikelit.