Liverpool shënon fitore dhe rrëmben sërish kreun e tabelës (VIDEO)

Liverpool ka shënuar një fitore të vlefshme ndaj Cardiffit me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 35-të në Premierligë.

Skuadra e Jurgen Kloppit rrugën e golit e gjeti në minutën e 57’ me Vijnaldumin.

Në minutën e 81’ James Milner e dyfishoi epërsinë nga penalltia.

Pas kësaj fitoreje Liverpool e rrëmben vendin e parë 88 pikë, dy më shumë se Manchester City.

Por, kujtojmë se City ka një ndeshje më pak dhe luan ndaj Manchester Unitedit të mërkurën prej orës 21:00.