Liverpool rivali i Barcelonës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve (VIDEO)

Liverpool ka shënuar fitore me rezultat të thellë 4-1, ndaj Portos, si mysafir në ndeshjen kthyese.

Mysafirët ndeshjen e nisën mirë, pasi kaluan në epërsi me Sadio Manen në minutën e 26’.

Liverpool e dyfishoi epërsinë me golin e Mohamed Salah në minutën e 65’.

Milatao e ngushtoi epërsinë për Liverpoolin në minutën e 69’.

Skuadra e Jurgen Kloppit i shënoi edhe dy gola në minutat e 77’ dhe 84’ me Firminon dhe Van Dijkin.

Liverpool do të luajë në gjysmëfinale me Barcelonën.

Për t’i parë golat klikoni KËTU.