Liverpool ofron 90 milionë funta për Dembelen

Liverpool është duke shikuar që ta përforcoj fazën e sulmit për sezonin e ri.

Skuadra e Jurgen Kloppit këtë sezon e fitoi Ligën e Kampionëve, mirëpo dështoi në Premierligë, duke përfunduar në vitin e dytë.

“The Reds”, janë duke menduar për përforcimin e skuadrës që në sezonin e ri të luftojnë për të gjithë trofetë.

Anglezët janë duke menduar për sulmuesin e Barcelonës Ousmane Dembelen, i cili duket se i ka ditët e numëruara në ‘Camp Nou’.

Dembele ka dështuar të impresionoj te blaugranët dhe me shumë mundësi do të largohet këtë verë, pasi katalunasit priten ta transferojnë Griezmannin ose Neymarin.

Sipas “TEAMtalk”, Liverpool mund të ofroj 90 milionë funta për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit të ri francez.

Dembele u transferua në Barcelonë në gusht të vitit 2017 për 125 milionë euro.